Transmetuar më 24-09-2026, 11:30

Tiranë, 24 shtator 2026 – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg biznesmenin Embro Sulejmani dhe përgjegjësin e Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi.

Vendimi është dhënë pas seancës së zhvilluar këtë të enjte, ku GJKKO ka shqyrtuar masat e sigurisë ndaj dy të arrestuarve.

Sulejmani dhe Kalluçi u arrestuan në kuadër të një procedimi penal, ku dyshohen se kanë ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë periudhës kur ai ishte shpallur në kërkim.

Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e çështjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve në veprimet për të cilat po hetohen.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit