Transmetuar më 24-09-2026, 11:20

Tiranë, 24 shtator 2026 – Protesta e zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë ka vijuar me thirrje të forta nga qytetarët, ndërsa Policia e Shtetit ka zgjeruar perimetrin e sigurisë rreth godinës së Parlamentit.

Që në nisje të tubimit, disa persona janë shoqëruar nga efektivët e policisë, ndërsa forcat e rendit kanë shtuar praninë në zonën përreth Kuvendit për të kontrolluar lëvizjet dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Protestuesit kanë drejtuar akuza ndaj mazhorancës dhe institucioneve, duke përdorur ndër të tjera thirrjet “Parlament i krimit”, “Parlament i drogës” dhe “Ku e keni Vlorën?”.

Thirrjet lidhen me zhvillimet e fundit rreth ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, dhe hetimeve që kanë përfshirë edhe biznesmenin Ergys Agasi.

Protesta zhvillohet në një situatë të tensionuar politike, ndërsa në Kuvend po vijon aktiviteti parlamentar. Forcat e policisë mbeten të dislokuara në terren dhe po monitorojnë situatën në zonën përreth institucionit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit