

Tiranë, 24 shtator 2026 – Ka nisur protesta e paralajmëruar për paraditen e sotme pranë Kuvendit të Shqipërisë, e cila zhvillohet në ditën e 117-të të protestave të njëpasnjëshme.
Në nisje të tubimit, situata është shoqëruar me ndërhyrjen e forcave të Policisë së Shtetit. Dy persona janë shoqëruar nga efektivët në afërsi të Ministrisë së Brendshme.
Sipas raportimeve nga terreni, disa prej protestuesve kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin në rrugë, por janë penguar nga policia.
Forcat e rendit kanë shtuar praninë në zonën përreth Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme, ndërsa protesta vijon nën masa të shtuara sigurie.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






