Transmetuar më 24-09-2026, 09:08

Tiranë, 24 shtator 2026 – Policia e Shtetit ka përforcuar masat e sigurisë në zonën përreth Kuvendit të Shqipërisë, në prag të protestës së paralajmëruar nga grupimi “Flamingot”.

Në rrugët që lidhen me godinën e Kuvendit janë vendosur barriera metalike, ndërsa efektivë të shumtë të Policisë së Shtetit janë angazhuar në terren për monitorimin dhe menaxhimin e situatës.

Për shkak të protestës, e cila pritet të zhvillohet në një kohë kur në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, disa prej akseve rrugore që të çojnë drejt institucionit janë bllokuar përkohësisht.

Kufizimet në qarkullim synojnë të garantojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit, ndërsa forcat e rendit vijojnë të qëndrojnë të dislokuara në pikat kryesore pranë Kuvendit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit