

Real Madridi po përballet me vështirësi për të gjetur formulën ideale që bën të funksionojë në mënyrë efikase dyshen sulmuese Kylian Mbappé dhe Vinícius Júnior. Pavarësisht dy sezoneve të kaluara së bashku, bashkëpunimi i tyre mbetet në nivele minimale. Problemi u shfaq sërish i qartë në derbin ndaj Atlético Madridit, ku të dy lojtarët mbivendoseshin në të njëjtat hapësira në krahun e majtë. Sipas të dhënave të publikuara nga e përditshmja spanjolle "AS", vetëm 6% e golave të Realit që nga bashkimi i dy yjeve kanë ardhur nga një asistim i drejtpërdrejtë mes tyre.
Në tetë ndeshjet e para zyrtare të këtij sezoni, Mbappé dhe Vinícius kanë prodhuar vetëm një gol në bashkëpunim, atë ndaj Real Sociedadit ku braziliasi asistoi francezin. Analiza teknike tregon se të dy sulmuesit preferojnë të nisen nga e majta për t’u futur në qendër, ndërsa Mbappé nuk po profilizohet si një sulmues klasik qendre. Kjo situatë shoqërohet edhe me vështirësi individuale për francezin, i cili ka humbur nëntë raste të pastra shënimi në La Liga, duke e detyruar stafin teknik të kërkojë me urgjencë zgjidhje taktike.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






