

Tregu i këmbimit valutor në Shqipëri paraqitet i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme për monedhat kryesore të huaja.
Banka e Shqipërisë ka fiksuar çmimin 80.17 lekë për 1 dollar amerikan dhe 91.46 lekë për 1 euro, duke ruajtur kështu të tatëpjetën e valutave kryesore që janë zhvlerësuar frikshëm vitet e fundit kundrejt lekut shqiptar.
Në të tatëpjetë janë dhe paundi britanik, 106.5 lekë dhe franga zvicerane, 97.42 lekë, si dhe valutat e tjera që i shihni në tabelën e mëposhtme.

Në tregun valutor, monedha evropiane, euro, blihet me 91.1 lekë dhe shitet me 91.8 lekë.
Ndërkohë, dollari amerikan kuotohet me një çmim blerjeje prej 79.7 lekësh dhe shitjeje prej 80.7 lekësh.
Për sa u përket valutave të tjera kryesore, franga zvicerane blihet sot me 96.5 lekë dhe shitet me 97.6 lekë, ndërsa paundi britanik mbetet monedha me kuotimin më të lartë, duke u blerë me 105.8 lekë dhe u shitur me 106.7 lekë në pikat e këmbimit valutor.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






