

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancën e radhës plenare, me një rend dite të ngjeshur me çështje politike e ushtarake. Opozita ka thirrur dy interpelanca urgjente me anëtarët e kabinetit qeveritar: të parën me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, dhe të dytën me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, të dyja të kërkuara nga deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Një tjetër pikë me peshë të veçantë është shqyrtimi i projektligjit për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në operacionin e NATO-s "Forca Ndërkombëtare e Stabilitetit" në Rripin e Gazës. Miratimi i kësaj nisme kërkon shumicë absolute votash në sallën parlamentare, ku pritet të ketë diskutime të forta mes mazhorancës dhe opozitës përpara votimit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






