Transmetuar më 24-09-2026, 07:35

Gjatë dislokimit 286-ditor të aeroplanmbajtëses amerikane USS Abraham Lincoln dhe grupit të saj të sulmit janë regjistruar tetë raste të tentativave për vetëvrasje mes pjesëtarëve të ekuipazhit. Sipas të dhënave të publikuara nga administrata amerikane, falë ndërhyrjes së shpejtë asnjë prej këtyre incidenteve nuk ka pasur pasoja fatale për jetën.

Misioni i gjatë i anijes me mijëra marinarë në bord nisi në nëntor të vitit 2025 nga baza e San Diegos, ku fillimisht mori pjesë në operacione në Detin e Kinës Jugore për t’u ridrejtuar më pas drejt Lindjes së Mesme në kuadër të zhvillimeve ushtarake amerikano-izraelite kundrejt Iranit. Misioni i zgjatur ngriti shqetësime serioze mbi kushtet e jetesës në bord dhe gjendjen psiko-emocionale të trupave, megjithëse autoritetet kishin vendosur në dispozicion pesë kapelanë ushtarakë, psikologë, punonjës socialë dhe një qen të trajnuar për mbështetje psikologjike.

Aeroplanmbajtësja përfundoi misionin e saj në det duke u ankoruar në Tajlandë në fillim të muajit shtator, ndërsa është zëvendësuar në kuadër të riorganizimit të pranisë ushtarake amerikane në rajon.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit