Transmetuar më 24-09-2026, 07:33

Sipas të dhënave të Eurostat, 28.4% e personave të moshës 16 vjeç e lart në Shqipëri përballen me vështirësi në aktivitetet bazë të përditshmërisë.

Ecja (19.4%) dhe shikimi (19.3%) përbëjnë problemet më të shpeshta. Më pas renditen dëgjimi (13.2%), kujtesa apo përqendrimi (11.1%), kujdesi për veten (8.5%) dhe komunikimi (7.3%).

Edhe pse mesatarja e përgjithshme mbetet më e ulët se ajo e BE-së (37.4%), Shqipëria e kalon bllokun evropian në katër tregues: ecje, dëgjim, kujdes ndaj vetes dhe veçanërisht në komunikim.

Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria renditet e dytë pas Maqedonisë së Veriut (34.8%), ndërsa mbajmë përqindjen më të lartë në rajon për pengesat në komunikim.

Të dhënat tregojnë se një individ me kufizime në Shqipëri përballet mesatarisht me 2.8 lloje problematikash të lidhura me moshën dhe nivelin e të ardhurave.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit