

Shqipëria do të jetë sot nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët dhe pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare, të fokusuara kryesisht përgjatë zonave malore.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga veriperëndimi drejt juglindjes, me një shpejtësi mesatare deri në 6 metra për sekondë. Po ashtu, situata detare parashikohet mjaft e qetë, ku valëzimi në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të luhatet nga 1 deri në 2 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






