

Toni Nake, 50 vjeç, është identifikuar si autori i dyshuar i plagosjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën "Marko Boçari" në Tiranë. Sipas të dhënave të reja, Nake ka goditur disa herë me mjet prerës në pjesën e barkut 49-vjeçarin Kreshnik Cara, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë së Shtetit, 50-vjeçari u kap dhe u vendos menjëhere në pranga. Ndërkohë, i dëmtuari Kreshnik Cara po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Çështja i është kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.
Tiranë
Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko Boçari” ishte dëmtuar me mjet prerës shtetasi K. C., 49 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi T. N., 50 vjeç.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.
I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhej në njoftim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






