

Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka ngritur shqetësimin mbi kalimin e parakohshëm të talenteve të reja braziliane drejt klubeve evropiane, ku shpesh përfundojnë në stol. Duke marrë si shembull Endrick — i cili u transferua te Real Madridi për 50 milionë euro por ka pasur hapësira të kufizuara — dhe Estevão-n, Ancelotti theksoi se pa minuta në fushë, zhvillimi i djemve të rinj frenohhet me të arritur moshën 18-19 vjeçare. Tekniku italian u shpreh hapur: "Problemi i djemve brazilianë është se nuk përmirësohen, sepse nuk luajnë… Pa luajtur, nuk mund të përparojnë".
Për të adresuar këtë problematikë, Ancelotti ka mbështetur planin e ri të Federatës Braziliane të Futbollit (CBF) për të mbrojtur lojtarët vendas. Strategjia e re synon të reduktojë numrin e futbollistëve të huaj në kampionatin brazilian nga 9 që është aktualisht, në 8 në vitin 2027 dhe gradualisht në vetëm 5 deri në vitin 2030, me qëllim që klubet vendase t’u japin më shumë rol dhe minuta talenteve të reja.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






