Transmetuar më 23-09-2026, 22:29

Detaje të reja janë zbardhur mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur më 20 shtator në Baldissero d’Alba të provincës së Cuneos në Itali, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar Gjovalin Lasri.

Mediat italiane kanë publikuar regjistrimin e telefonatës me numrin e emergjencës 112 të autorit të ngjarjes, 35-vjeçarit Roberto Mollo, i cili punon si shofer kamioni. Gjatë telefonatës, Mollo dëgjohet t’i shpjegojë operatores se ka qëlluar 13 herë me armë zjarri pasi kishte parë persona të maskuar në oborrin e shtëpisë së tij në rikonstruksion, duke deklaruar: "Mirëmbrëma, jam Roberto Mollo. Kam pasur hajdutë në shtëpi, unë u mbrojta… njëri ka vdekur. Kam pasur frikë, jam i dëshpëruar".

Trupi i 36-vjeçarit shqiptar u gjet pranë daljes së oborrit, i pajisur me kapuç, doreza, elektrik dore, si dhe me një kaçavidë e rreth 2 mijë euro cash në xhepa.

Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se viktima mund të jetë pjesë e një bande në lëvizje të specializuar për vjedhje të njëpasnjëshme banesash, ndërsa po verifikohet prejardhja e shumës së parave të gjetura me vete për të përcaktuar nëse lidhen me grabitje të tjera të kryera po atë natë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit