Transmetuar më 23-09-2026, 22:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, pranë shkollës "Petro Nini", ku një person ka mbetur i plagosur me armë të ftohtë.

I plagosuri është Kreshnik Cara, 49 vjeç, banues në Tiranë, raporton noa.al. Raportohet se gjendja e tij është kritike.

Policia tha se identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi Toni Nake, 50 vjeç.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit me plagë të marra në pjesën e barkut dhe aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale nga ekipet mjekësore.

Autoritetet policore kanë bërë të mundur identifikimin e menjëhershëm të autorit të dyshuar dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli në terren për kapjen e tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje.

Çfarë thotë policia

Tiranë

Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko Boçari” ishte dëmtuar me mjet prerës shtetasi K. C., 49 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi T. N., 50 vjeç.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit