Transmetuar më 23-09-2026, 21:36

Autoritetet italiane kanë arrestuar 47-vjeçarin Alok Mittra, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare pas dënimit me 15 vite burgim nga Gjykata e Posaçme në vitin 2024. Mittra u shpall fajtor për përfshirje në grup të strukturuar kriminal, falsifikim dokumentesh dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, si pjesë e një rrjeti që organizonte trafikimin e shtetasve të huaj drejt Bashkimit Evropian.

Hetimet zbuluan se gjatë periudhës 2023–2024, grupi kriminal solli në Shqipëri nga Dubai rreth 253 shtetas nga Bangladeshi, duke u siguruar atyre leje qëndrimi përmes kontratave fiktive të punës për të lehtësuar kalimin e mëtejshëm drejt vendeve të BE-së. Në këtë veprimtari, 47-vjeçari kishte rolin e shoqërimit, transportit dhe akomodimit të emigrantëve. Pas kapjes në Itali, autoritetet kanë nisur procedurat zyrtare për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë ku do të kryejë dënimin e dhënë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit