

Rasti i 25-vjeçarit me origjinë shqiptare, Rexhino Abazaj, i njohur si "Gino", ka marrë një vëmendje të gjerë mediatike në Itali, Francë, Gjermani dhe Hungari. I rritur në Itali që në moshën trevjeçare, Gino nuk mundi të merrte shtetësinë italiane së bashku me familjen e tij për shkak të një kallëzimi penal gjatë një proteste kundër nxjerrjes nga banesa të një qytetareje. I mbetur me pasaportë shqiptare dhe i angazhuar si aktivist i krahut të majtë antifashist, jetesa e tij u zhvendos në Finlandë përpara se të përfshihej në një përplasje të dhunshme mes grupeve ekstreme në Budapest gjatë vitit 2023. Pas këtyre ngjarjeve, gjykatat hungareze e dënuan atë në mungesë me 25 vite burgim, ndërsa autoritetet e këtij vendi lëshuan urdhër-arrest ndërkombëtar.
Zgjidhja e statusit të tij ligjor është ndërlikuar edhe më tej pasi Franca e arrestoi Ginon me kërkesë të drejtësisë gjermane, për shkak se një nga personat e dëmtuar gjatë përplasjeve në Hungari ishte me kombësi gjermane. Megjithëse Gjykata e Apelit në Francë miratoi më 19 gusht ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbrojtja dhe grupet mbështetëse i drohen faktit se autoritetet gjermane mund ta transferojnë më pas drejt Hungarisë. Vendimi përfundimtar mbetet në duart e Gjykatës së Lartë franceze, e cila do të shprehet më 30 shtator, ditë në të cilën në Paris janë paralajmëruar edhe protesta nga organizatat e majta për të bllokuar ekstradimin e tij.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






