Transmetuar më 23-09-2026, 18:36

Shkëlqim Gjoni është 50-vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e së martës në një aksident rrugor në Lezhë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Spiten–Hidrovor, ku 50-vjeçari, teksa drejtonte një motomjet, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Për pasojë, ai humbi jetën në vendngjarje.

Sipas njoftimit të Policisë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shkëlqim Gjoni la pas bashkëshorten e tij, Suelën, dhe katër fëmijë, dy vajza, Orselën dhe Klean, si dhe dy djem, Orlandon dhe Erikun.

Familjarë, miq dhe të afërm i dhanë sot lamtumirën e fundit 50-vjeçarit, në varrezat e Grykë-Lumit, në Tale.

Dhimbja për familjen Gjoni është edhe më e madhe për shkak të një tjetër tragjedie të përjetuar ndër vite. Sipas raportimeve, familja kishte humbur më herët edhe dy djem të tjerë, Toninin dhe Dritanin.

Humbja e Shkëlqim Gjonit ka hapur një tjetër plagë për familjen, e cila sot përballet me një tjetër humbje të rëndë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit