

Ish-kryetarja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, do të paraqitet nesër në ambientet e SPAK, ku do të merret në pyetje në lidhje me dosjen për të cilën është nën hetim.
Sipas njoftimit të SPAK, marrja në pyetje e Hysenit do të nisë në orën 12:00.
Para saj, në orën 09:00, do të paraqiten në SPAK edhe dy personat e tjerë të të njëjtës dosje, punonjësi i Policisë, Fatjon Kalluçi, dhe biznesmeni Embro Sulejmani.
Të tre personat janë pjesë e të njëjtit hetim të Prokurorisë së Posaçme.
Vlora Hyseni, Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






