Transmetuar më 23-09-2026, 16:12

Identifikohet i dyshuari për grabitjen e turistes gjermane te Liqeni Artificial, në pranga Jetnor Salla

Tiranë – Grabitje me thikë te Liqeni Artificial, turistes gjermane i marrin çantën, arrestohet i dyshuari

Një turiste gjermane është grabitur me dhunë te Liqeni Artificial në Tiranë, pasi një person e ka kërcënuar me thikë dhe i ka marrë çantën me sendet personale.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa e dëmtuara është shtetasja gjermane T. K., 50 vjeçe.

Pas denoncimit, u identifikua si i dyshuar Jetnor Salla, 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua gjatë operacionit të koduar “Reaction”.

Sipas të dhënave, Salla dyshohet se i ka marrë me dhunë çantën 50-vjeçares, duke e kanosur me thikë.

Sendet e grabitura janë gjetur dhe më pas i janë kthyer turistes gjermane.

Një ditë pas ngjarjes, ajo është paraqitur në Komisariatin Nr. 1, ku ka falënderuar efektivët për gjetjen e sendeve dhe arrestimin e të dyshuarit.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit