

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan–Peqin, në fshatin Përparim.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa dyshohet se njëri prej drejtuesve ka humbur kontrollin e mjetit.
Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Nga të dhënat e deritanishme, nuk raportohet për persona të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme dhe po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve të tij.
Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit vijojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






