Transmetuar më 23-09-2026, 13:54

TIRANË — Kryekomisari dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë prekur nga një valë e re lëvizjesh dhe emërimesh në nivel vendor, pas urdhrit të nxjerrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndryshimet e strukturave drejtuese përfshijnë Drejtorinë Vendore të Policisë Berat si dhe komisariatet e Sarandës, Dibrës dhe Tropojës.

Në kuadër të këtij ndryshimi me urdhër të kryepolicit:

Dritan Lena, i cili mbante detyrën e Shefit të Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, është transferuar dhe emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Kryekomisar Saimir Shkambaj, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Komisar Feliks Hoda, i cili drejtonte Komisariatin e Policisë Sarandë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Komisar Andi Kano, me detyrë Shef i Hetimit të Krimeve në Tropojë, komandohet në pozicionin e Shefit të Komisariatit të Policisë Tropojë.

Ndryshimet drejtuese në nivel policor vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave vendore dhe rritjes së efikasitetit të rendit e sigurisë publike në këto qarqe.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit