Transmetuar më 23-09-2026, 13:47

TIRANË — Detaje të reja nga fashikulli hetimor i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) zbulojnë se ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, informonte në mënyrë të vazhdueshme biznesmenin Ergys Agasi për axhendën e saj zyrtare dhe takimet e nivelit të lartë shtetëror.

Nga këqyrja e komunikimeve elektronike të sekuestruara nga hetuesit, rezulton se Hyseni i raportonte Agasit për takimet e saj konfidenciale me Kryeministrin Edi Rama, si dhe për kontaktet me drejtuesit e institucioneve të zbatimit të ligjit e përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë.

Në një prej mesazheve të administruara në dosjen hetimore, Vlora Hyseni e njoftonte Ergys Agasin për takimin e radhës me kreun e qeverisë duke i shkruar:

“Nesër duhet ta takoj km ne 8:30”

Në një tjetër komunikim të zbardhur nga organet e drejtësisë, ajo i shkruante sërish Agasit lidhur me një ftesë për takim të marrë nga drejtuesi i policisë, Skënder Hita:

“Skënderi më thirri me u taku të hënën … Te shpresojmë që ka porosit km…”

Këto transkripte përbëjnë një pjesë të provave kyçe mbi të cilat Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për Hysenin, nën dyshimet për nxjerrje të të dhënave sekrete shtetërore dhe përkrahje të autorit të krimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit