Transmetuar më 23-09-2026, 13:42

BULQIZË — Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur rreth orës 11:45 në aksin rrugor Bulqizë – Krastë.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, shtetasi me iniciale A. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi timon, çka ka bërë që mjeti të dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, drejtuesi i mjetit A. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:45, në aksin rrugor Bulqizë–Krastë, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë, shtetasi A. B. ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit