Transmetuar më 23-09-2026, 13:23

Një tjetër rokadë policore sapo është firmosur nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, raporton noa.al.

Drejtues Dritan Lena, deri tani Shef Sektori i Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, është shkarkuar nga kjo detyrë.

Noa.al mëson se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Ndryshime ka dhe bga skajin verior në atë jugor, pas skandalit me krimet e vazhdueshme në Sarandë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë, Kryekomisar Saimir Shkambaj, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Sakaq, Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Komisar Feliks Hoda, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Komisar Andi Kano, Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, komandohet Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit