

LLOGARA — Një turist me shtetësi gjermane, i moshës rreth 50 vjeç, ka pësuar një frakturë në këmbë gjatë kohës që po eksploronte Shtegun e Cezarit në zonën e Llogarasë. Shtetasi i huaj po udhëtonte së bashku me një grup turistësh në këtë zonë malore.
Pas marrjes së njoftimit për incidentin, në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi ekipet e emergjencave civile si dhe personeli mjekësor i Qendrës Shëndetësore Orikum.
Pasi i dhanë ndihmën e parë mjekësore në terren për stabilizimin e frakturës, shërbimet e emergjencës mundësuan transportimin e turistit të dëmtuar drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






