Transmetuar më 23-09-2026, 13:16

Tiranë/ Përplasi me makinë një 75-vjeçare në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, arrestohet 24-vjeçari

Tiranë – Një 75-vjeçare mbeti e plagosur pasi u përplas nga një automjet në Tiranë. Drejtuesi i mjetit është arrestuar në flagrancë

Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohet se ka përplasur me automjet një këmbësore të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ku Bruklen Beqiraj, 24 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka përplasur një 75-vjeçare.

E plagosura është dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, raporton noa.al.

Në vijim të veprimeve procedurale, 24-vjeçari u arrestua në flagrancë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit