Transmetuar më 23-09-2026, 13:03

Adoleshenti në Tiranë merr makinën pa leje, përplaset me murin e një ndërtese. Është në luftë me vdekjen

Një dëshirë e momentit, tipike për shumë të mitur në fazë adoleshence, ka shkuar keq dhe një djalë vetëm 16 vjeç po lufton me vdekjen në spital.

Ngjarja dramatike ka ndodhur dje në Tiranë, ku një djalë 16 vjeç, ka marrë pa leje makinën e familjes dhe ka dalë për xhiro me të.

Por në një moment, i mituri ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me murin e një banese.

Në gjendje kritike për jetën nga plagët serioze që mori, adoleshenti u dërgua në spital.

Policia e Shtetit tha sot se u referuan materialet në Prokurori për djalin 16-vjeçar.

Ajo shtoi se i mituri, "duke drejtuar automjetin, pa leje, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe, si pasojë, automjeti është përplasur me murin e një banese dhe ai ndodhet në kujdesin e mjekëve". /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit