Transmetuar më 23-09-2026, 12:35

PARIS — Shteti francez ka përfshirë drejtuesen e pezulluar të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, në listën e zyrtarëve të huaj të propozuar për marrjen e gradës “Kalorës” të Urdhrit Kombëtar të Meritës (Ordre national du Mérite).

Emri i Hysenit figuron në një dokument zyrtar të datës 10 gusht 2026, të publikuar nga institucioni francez Grande Chancellerie de la Légion d’honneur. Dokumenti përmban dekretin për promovimin e shtetasve të huaj gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, ku Hyseni renditet në seksionin “Propozime për gradën e Kalorësit” me përcaktimin territorial për Shqipërinë.

Në aktin zyrtar francez, Vlora Hyseni identifikohet me shtetësi të dyfishtë kosovare dhe shqiptare, si dhe në cilësinë e drejtueses së shërbimit shtetëror të inteligjencës.

Lista e propozimeve nga Grande Chancellerie përfshin drejtues të lartë të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes nga vende të ndryshme të botës, si SHBA, Spanja, Estonia, Japonia, Armenia, Brazili dhe Katari. Dokumenti francez nuk jep detaje të tjera përveç pozicionit zyrtar dhe shtetësisë së të propozuarve.

onm-20260810

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit