Transmetuar më 23-09-2026, 12:21

TIRANË — Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka komentuar aksionin e fundit të SPAK-ut dhe masën e sigurisë të vendosur ndaj drejtueses së pezulluar të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, Strazimiri deklaroi se drejtuesja e shërbimit sekret dyshohet se ndihmoi me informacione të klasifikuara shtetërore biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ndodhej në kërkim.

Lidhur me qëndrimin e tij mbi goditjen e SPAK-ut ndaj drejtueses së SHISH-it, Gent Strazimiri u shpreh:

“Në 36 vjet mezi prisnim që Prokuroria të arrestonte drejtorin e SHISH, që për arsye sentimentale, në disa vende ku nuk duhet të ishte, i ka dhënë dashnorit sekretet e shtetit. Nëse mezi prisnim këtë lajm që shteti po funksionon më në fund, që më në fund të kishim një drejtor shërbimi sekret që i shiste sekretet e shtetit skutave, ky është lajm i madh. Duhet ta diskutojmë. Skandal në 36 vjet dhe tregon degjenerimin e institucioneve të shtetit. Ka 15 vjet që nuk ekziston ky shtet, nuk ka rënë dje. Na është përplasur në fytyrë se shteti nuk ekziston, është në duart e krimit. Na ka kapur Prokuroria shefen e shërbimit sekret duke tregtuar në epshe e sipër sekretet e shtetit.”

Deklaratat e deputetit të opozitës vijnë pas vendimit të GJKKO-së për caktimin e masës së sigurisë "arrest në shtëpi" dhe pezullimin nga detyra për Vlora Hysenin, lidhur me hetimet për nxjerrje të akteve sekrete dhe përkrahje të autorit të krimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit