Transmetuar më 23-09-2026, 12:06

SHIJAK – Një 46-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, i akuzuar për djegien e disa sipërfaqeve me tokë dhe rrezikimin e banesave në fshatin Rreth.

Ngjarja u regjistrua mesditën e djeshme, pasi strukturat policore morën njoftim për shpërthimin e një vatre zjarri që po përsipej me shpejtësi.

Nga verifikimet dhe hetimet e kryera në vendngjarje, rezultoi se shtetasi me iniciale E. M., banues në fshatin Rreth, kishte ndezur zjarr brenda territorit të pronës së tij.

Për shkak të kushteve atmosferike, flakët dolën nga kontrolli dhe u përhapën në disa parcela fqinje, duke cenuar drejtpërdrejt zonat e banuara të fshatit. Pas dokumentimit të ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan 46-vjeçarin nën akuzën e veprës penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa Policia e Durrësit iu bëri apel qytetarëve të shmangin çdo vatër zjarri dhe të denoncojnë menjëherë rastet e zjarrvënies në numrin 112.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit