

VLORË — Situata e zjarreve në qarkun e Vlorës mbetet problematike, ku një vatër e fuqishme është aktive në fshatin Akërni, në afërsi të aeroportit të Vlorës. Flakët janë përhapur me shpejtësi të lartë përgjatë një sipërfaqeje të gjerë me bimësi të thatë, të favorizuara nga era e fortë që fryn në zonë.
Si pasojë e përparimit të flakëve, është djegur plotësisht një stan në këtë zonë, ndërsa falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur shpëtimi i krerëve të bagëtive. Autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë vendosur në mënyrë të qëllimshme.
Në terren po punojnë dy mjete zjarrfikëse të angazhuara për izolimin dhe neutralizimin e flakëve, ndërsa kushtet e motit dhe era e fortë po vështirësojnë ndërhyrjen e forcave operative për shuarjen e plotë të vatrës pranë perimetrit të aeroportit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






