Transmetuar më 23-09-2026, 11:53

Një zjarr i nisur në një parcelë në fshatin Rreth u përhap në sipërfaqe të tjera pranë banesave. Pas hetimeve, një person u arrestua

Shijak – Një 46-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi dyshohet se një zjarr i ndezur prej tij në tokën e vet është përhapur në disa parcela të tjera, pranë banesave të fshatit Rreth.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme. Pas njoftimit për zjarrin, shërbimet e Policisë së Shijakut shkuan në vendngjarje dhe nisën hetimet për të përcaktuar shkakun e flakëve.

Nga verifikimet rezultoi se E. M., banues në fshatin Rreth, kishte ndezur zjarr në tokën e tij, por flakët u përhapën më tej duke përfshirë një sipërfaqe të ndarë në disa parcela, në afërsi të banesave.

Në vijim të veprimeve, 46-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit