

Mjeti përplaset me biçikletën në aksin Lushnjë-Fier, drejtuesi në spital
LUSHNJË — Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Lushnjë-Fier, në afërsi të vendit të njohur si “Pushimi i Shoferit”, ku një automjet i llojit Benz ka përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e goditjes nga automjeti ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës, shtetasi i moshuar Josif Pane.
I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime mjekësore bëjnë me dije se pavarësisht frakturave të pësuara, i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dëshmisë së drejtuesit të automjetit, biçiklisti i ka prerë rrugën duke lëvizur në krah të kundërt me korsinë e qarkullimit.
Shoferi ka deklaruar se kishte ulur shpejtësinë për shkak të kalimit në zonën e kryqëzimit, kur biçikleta është përplasur papritur në pjesën e përparme të makinës.
Forcat e Policisë së Shtetit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






