

VLORË — Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në zonën e Akërnisë, në afërsi të aeroportit të Vlorës, duke djegur sipërfaqe me bimësi dhe një stan në këtë zonë.
Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit janë nisur drejt vendngjarjes për të izoluar vatrën dhe për të vendosur situatën nën kontroll.
Era e fortë që fryen në zonë dhe prania e bimësisë së thatë po favorizojnë përhapjen me shpejtësi të flakëve, duke ndërlikuar punën e ekuipazheve zjarrfikëse në terren.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të panjohura, ndërsa forcat e ndërhyrjes po punojnë intenzivisht për neutralizimin e flakëve dhe mbrojtjen e perimeterit përreth strukturave të aeroportit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






