

Operacion antidrogë në Mamurras, kapen 338 doza kanabisi dhe kokainë, arrestohet 26-vjeçari
Pas dy muajsh hetime, u zbuluan qindra doza kanabisi, një pjesë në trajtë “gelato” me THC të lartë, si edhe kokainë, peshore elektronike dhe sende të tjera
Lezhë – Një 26-vjeçar është arrestuar në Mamurras, pas një hetimi dymujor për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sipas të dhënave, gjatë operacionit të koduar “Target 4” u arrestua Denis Shytaj, 26 vjeç, banues në Mamurras.
Hetuesit dyshojnë se ai shpërndante lëndë të ndryshme narkotike në qytet, ndërsa droga ishte fshehur në një objekt të improvizuar në hyrje të Mamurrasit.
Gjatë kontrollit u gjetën 194 doza të dyshuara Cannabis Sativa, si dhe 144 doza të tjera në trajtë “gelato”, me përqindje të lartë THC-je.
Gjithashtu u sekuestruan sasi të tjera kanabisi, kokainë, dy peshore elektronike, dy telefona celularë dhe një automjet.
Në total janë sekuestruar 338 doza kanabisi, përveç sasive të tjera të lëndëve narkotike të gjetura gjatë operacionit.
Hetimet kishin nisur rreth dy muaj më parë dhe, sipas Policisë, kishin për qëllim dokumentimin e veprimtarisë së dyshuar të 26-vjeçarit në shitjen e drogës.
Materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






