Transmetuar më 23-09-2026, 07:20

Një tjetër vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit vonë në mbrëmjen e së martës, ku flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe të favorizuara nga era e fortë.

Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë që kanosej, autoritetet kryen me urgjencë evakuimin e plotë të pushuesve në një kompleks turistik pranë vatrës, si dhe të banorëve të një shtëpie private aty pranë.

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Durrës dhe strukturat e emergjencave civile po zhvillojnë një operacion intensiv me kapacitete të shumta logjistike e njerëzore për të lokalizuar flakët.

Ndërhyrja e ekipeve operacionale po vijon pa ndërprerje në kushte të vështira terreni, me qëllim izolimin e të gjitha vatrave dhe mbrojtjen e strukturave të banimit e turizmit në zonë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe vizitorëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme drejt zonës së prekur dhe të ndjekin udhëzimet e tyre.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit