Transmetuar më 22-09-2026, 23:20

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me homologun e tij holandez, Tom Berendsen, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Gjatë këtij bashkëbisedimi, kryediplomati kosovar ngriti çështjen e aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke e cilësuar atë si një vendim që deformon të vërtetën.

Në deklaratën e tij pas takimit, Konjufca theksoi vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për kërkimin e drejtësisë gjatë procesit të apelimit: "I shpreha qëndrimin tonë se ky aktgjykim shtrembëron të vërtetën historike, përbën një padrejtësi serioze dhe duhet të korrigjohet në shkallën e Apelit". Ky takim ishte pjesë e një sërë bashkëbisedimesh diplomatike që delegacioni i Kosovës po zhvillon me përfaqësues ndërkombëtarë në SHBA.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit