Transmetuar më 22-09-2026, 22:49

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të marte, më 22 shtator, në afërsi të autostradës Thumanë-Kashar. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se flakët janë përhapur me shpejtësi në anë të rrugës, duke iu afruar rrezikshëm korsisë ku lëvizin automjetet dhe duke vështirësuar qarkullimin e tyre.

Kjo vatër e re pason disa incidente të ngjashme të raportuara gjatë ditës së sotme në zona të ndryshme të vendit. Edhe pse stina e verës ka përfunduar, prania e vatrave aktive të zjarrit vijon të mbetet një problematikë shqetësuese për sigurinë rrugore dhe mjedisin.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit