

Kapiteni i kombëtares zvicerane të futbollit, Granit Xhaka, është përfshirë në një polemikë publike lidhur me vërtetësinë e një certifikate vaksinimi kundër COVID-19 të vitit 2022. Ndërsa vetë futbollisti pranoi publikisht se kishte siguruar një certifikatë pa u vaksinuar, duke e arsyetuar veprimin me frikën dhe pasigurinë që ndiente ndaj vaksinës në atë periudhë, një version tërësisht i ndryshëm ka ardhur nga sektori shëndetësor.
Mjekja nga Lucerna, Andrea L., ka deklaruar publikisht se e ka vaksinuar personalisht Xhakën sipas të gjitha rregullave dhe se certifikata e lëshuar prej saj është plotësisht e vlefshme. Këto deklarata të ndërsjella dhe kontradiktore kanë ngritur pikëpyetje të reja ligjore e mediatike mbi atë çfarë ka ndodhur realisht në vitin 2022, duke e vënë mesfushorin shqiptar në qendër të vëmendjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






