

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, gjatë një interviste televizive, ka komentuar masën e sigurimit të caktuar ndaj ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, duke e cilësuar ndërhyrjen e SPAK-ut si të nxituar. Karamuço argumentoi se ekzekutimi i menjëhershëm i masës shtrënguese cenon marrëdhënien e punës dhe bashkëpunimin e përditshëm mes Prokurorisë së Posaçme dhe Shërbimit Informativ të Shtetit.
Sipas ekspertit, organet e drejtësisë duhet të mbronin interesin e shtetit duke bërë dallimin mes përgjegjësisë individuale të zyrtarit dhe funksionimit të institucionit. Ai solli në vëmendje praktikat e mëparshme ku personave nën hetim u është dhënë kohë pas njohjes me akuzat për të shmangur arrestimin drejtpërdrejt nga detyra, çka sipas tij do të parandalonte dëmtimin e veprimtarisë strategjike të inteligjencës kombëtare.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






