

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar zyrtarisht mbrëmjen e kësaj të marte shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit. Vendimi i kreut të shtetit erdhi me propozim të Kryeministrit Edi Rama, mbështetur në nenin 93 të Kushtetutës si dhe në ligjin për organizimin dhe funksionimin e SHISH-it.
Kjo lëvizje zyrtarizon largimin e Hysenit nga maja e inteligjencës shqiptare, pas zhvillimeve të bujshme të ditës së sotme ku ajo u pezullua nga detyra dhe u vendos në masën e sigurimit "arrest në shtëpi" me urdhër të SPAK-ut, për dyshimet e lidhura me nxjerrjen e sekretit shtetëror në hetimet e aferës së AKSHI-së.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






