

Një aksident tronditës me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë.
Sipas të dhënave të para, një 50-vjeçar i identifikuar si Shkëlqim Gjoni, i cili po udhëtonte me motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar në rrugë. Si pasojë e plagëve të marra nga rrëzimi, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksidentin fatal.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në aksin rrugor dytësor Spiten–Hidrovorë, shtetasi Sh. Gj., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë, 50-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






