

Aktorja Egla Ceno ka denoncuar publikisht dhe pranë organeve të policisë një mesazh të rëndë kërcënues të marrë vetëm një ditë pasi fali në protestën e organizuar kundër qeverisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bëri me dije se nuk trembet nga shantazhet e tilla, ndërsa publikoi përmbajtjen e mesazhit ku përdorej gjuhë e dhunshme dhe kërcënime të drejtpërdrejta për integritetin e saj fizik.
Në mesazhin e publikuar, autori me iniciale A.S., i cili prezantohet si "komandant special i Forcave Alfa" dhe i stërvitur nga shërbimet sekrete për raste ekstreme, pretendon se ka marrë forcë mbi rendin dhe lëshon kërcënime eksplicite ndaj aktores lidhur me aktivitetin e saj në protestë: "Keni tre muaj që turbulloni Shqipërinë… të betohem përpara gjithë popullit shqiptar që do ta mbaj fjalën…". Pas bërjes publike të këtij rasti, aktorja i është drejtuar zyrtarisht strukturave të policisë për hetimin dhe identifikimin e autorit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






