Transmetuar më 22-09-2026, 20:11

Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është ndaluar nga autoritetet në pikën kufitare të Vërmicës teksa po kalonte nga Kosova drejt Shqipërisë. Sipas raportimeve, Hyseni ka qëndruar përgjatë ditës në territorin e Kosovës dhe më pas është dorëzuar te strukturat e zbatimit të ligjit në kufi, ku edhe u ekzekutua ndalimi i saj.

Ky zhvillim vjen menjëherë pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e saj nga detyra, masa kjo e ndërmarrë pak orë pasi u bë publik vendimi i Dhomave të Posaçme (GJKKO) me kërkesë të SPAK-ut për pezullimin nga funksioni dhe caktimin e masës së sigurimit "arrest në shtëpi" ndaj saj.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit