

Momente paniku janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në një kompleks pallatesh 11-katëshe në Lushnjë, pas alarmit të shkaktuar nga tymi i dendur që dilte nga garazhi nëntokësor i ndërtesës. Edhe pse fillimisht u dyshua për një zjarr në strukturën e pallatit, verifikimet e mëvonshme konfirmuan se flakët kishin nisur nga mbeturinat jashtë ndërtesës dhe më pas kishin depërtuar brenda ambienteve të garazhit.
Ngjarja shkaktoi evakuimin e menjëhershëm të banorëve nga apo banesat e tyre, ndërsa automjetet e parkuara nëntokë u nxorën me shpejtësi pa pësuar dëmtime. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse dhe policisë bëri të mundur izolimin e plotë të flakëve dhe normalizimin e situatës, duke shmangur dëmet materiale dhe lëndimet në njerëz.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






