Transmetuar më 22-09-2026, 17:39

Ditën e sotme, një vatër zjarri e përmasave të mëdha është aktivizuar në fshatin Delisuf të Njësisë Administrative Novoselë në Vlorë, ku flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara nga era e fortë. Raportohet se zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pemëtari si dhe një stallë bagëtish, në të cilën për fat të mirë nuk kishte kafshë në momentin e rënies së flakëve.

Forcat zjarrfikëse ndodhen menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e vatrës, ndërsa në operacionin e shuarjes së zjarrit janë bashkuar edhe banorët e zonës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit