Transmetuar më 22-09-2026, 17:37

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është aktivizuar pasditen e kësaj të marte në kodrat e Pojanit në Fier, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi e shkurre.

Kushtet e pafavorshme atmosferike dhe era e fortë po ndihmojnë përhapjen me shpejtësi të flakëve, të cilat po i afrohen me rrezikshmëri të lartë Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

Ndërsa shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të panjohura, në terren pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të izoluar vatrën dhe për të shmangur dëmtimin e sitit historik.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit