

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur falënderime për trupat ushtarake amerikane si dhe për shtetet partneres që kanë kontribuar me mbështetje ushtarake, mes të cilave veçoi Shqipërinë, Kosovën, Indonezinë dhe Uzbekistanin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi një nder të madh arritjen e paqes në shkallë globale gjatë mandatit të tij, duke nëvizuar se raportet e tij personale me udhëheqësit e ndryshëm botërorë kanë qenë çelësi për ndërmjetësimin e suksesshëm të krizave ndërkombëtare.
Gjatë adresimit të tij, Trump deklaroi se ka arritur të zgjidhë tetë konflikte e luftëra madhore si dhe të lirojë pengje në mbarë botën. "Dua të falenderoj trupat tanë dhe vende si Indonezia, Shqipëria, Kosova dhe Uzbekistanin që kanë dërguar dhe kanë ofruar mbështetje ushtarake. Unë kam zgjidhur 8 luftra, ka qenë një nder i madh që kam zgjidhur këto konflikte. Arsyeja pse i bëra këto zgjidhje konfliktesh është sepse kam raporte speciale me të gjitha vendet", deklaroi ai, duke përmendur në mënyrë të veçantë uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, Kamboxhias dhe Tajlandës, Kongos dhe Ruandës, Pakistanit dhe Indisë, si dhe Armenisë e Azerbajxhanit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






