Transmetuar më 22-09-2026, 16:32

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50. Drejtuesi i motomjetit humbi jetën, ndërsa shoferi i automjetit është shoqëruar në komisariat

Tiranë – Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Don Boskos, në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 14:50, një automjet i drejtuar nga F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga P. N., rreth 64 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit