Transmetuar më 22-09-2026, 15:57

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, lidhur me qëndrimet e tij ndaj Hamasit dhe luftës në Gaza.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në një video të publikuar para nisjes së tij drejt Nju Jorkut, Netanyahu e akuzoi Mamdanin se mbështet Hamasin dhe se nxit qëndrime kundër komunitetit hebraik në qytet. Ai deklaroi se gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të paraqesë qëndrimin e tij mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe do tu përgjigjet akuzave të kryebashkiakut. Mamdani, nga ana e tij, e ka cilësuar Netanyahun kriminel lufte dhe e ka akuzuar për përgjegjësi për veprimet e Izraelit në Gaza.

Ai ka thënë se kjo çështje është diskutuar edhe gjatë takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump. Kryebashkiaku i Nju Jorkut kishte deklaruar më herët se do të kërkonte arrestimin e Netanyahut nëse ai do të vizitonte qytetin, por më pas pranoi se nuk ka autoritetin ligjor për ta bërë këtë. Mamdani gjithashtu ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në protestat e planifikuara kundër vizitës së kryeministrit izraelit në Nju Jork.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit